Arrestohen dy persona për të shtëna me armë zjarri në Kaçanik
BKT
Kronika

Arrestohen dy persona për të shtëna me armë zjarri në Kaçanik

E.Hoti/RTKlive

Dy persona janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë pasi dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në fshatin Begracë të Kaçanikut.

Rasti është raportuar më 23 gusht, rreth orës 22:30, kur Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në këtë fshat.

Njësitet reaguese dhe Njësia e Hetimeve të Stacionit Policor në Kaçanik, në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë – Ferizaj, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore në rrugën “Rexhep Luzha”.

“Gjatë veprimeve policore janë identifikuar dy të dyshuar, J.S., 62 vjeç, dhe B.Z., 33 vjeç. Tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri (pistoleta), 65 fishekë dhe 15 gëzhoja”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit janë shoqëruar në Stacionin Policor në Kaçanik, ku janë intervistuar.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.


MË SHUME NGA Kronika