Vdes një këmbësor në aksident në rrugën Ferizaj-Prishtinë
BKT
Kronika

Vdes një këmbësor në aksident në rrugën Ferizaj-Prishtinë

G.K/RTKlive

Një këmbësor ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në rrugën Ferizaj-Prishtinë.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Komunën e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK.

"Sot rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka vdekur. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK", ka thënë Ahmeti.

 


MË SHUME NGA Kronika