Parandalohen garat ilegale në Prizren, dy shoferë gjobiten me nga 400 euro
BKT
Kronika

Parandalohen garat ilegale në Prizren, dy shoferë gjobiten me nga 400 euro

E.Hoti/RTKlive

Dy shoferë janë ndaluar nga Policia e Kosovës pasi u kapën duke zhvilluar gara ilegale të shpejtësisë në rrugën “Ukshin Hoti” në Prizren.

Rasti ka ndodhur më 6 shtator 2026, rreth orës 03:47, gjatë patrullimit të Njësive Rajonale të Trafikut Rrugor në kuadër të aktiviteteve për parandalimin e aksidenteve dhe kundërvajtjeve në trafik.

Sipas policisë, zyrtarët kanë hasur dy automjete duke zhvilluar gara shpejtësie dhe i kanë ndaluar menjëherë drejtuesit e tyre.

Ndaj të dy kundërvajtësve janë shqiptuar masa ligjore.

“Të dy kundërvajtësit janë ndaluar menjëherë dhe ndaj tyre janë ndërmarrë masat ligjore për kundërvajtjet e shkaktuara, konkretisht kundërvajtësve iu është shqiptuar gjobë prej 400 euro, katër pikë negative dhe 10 muaj ndalim drejtimi të automjetit”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shmangin sjelljet që rrezikojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.


MË SHUME NGA Kronika