Zjarr në fshatin Vlashnje të Prizrenit, pesë vetura dëmtohen
BKT
Kronika

Zjarr në fshatin Vlashnje të Prizrenit, pesë vetura dëmtohen

Nora Gjuzi/ RTK

Pesë vetura janë përfshirë nga zjarri sot në fshatin Vlashnje të Prizrenit.

Rastin e ka konfirmuar për RTK-në zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai bëri me dije se Policia ka identifikuar një person të dyshuar për shkaktimin e zjarrit, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

“Sot, më 09.09.2026, rreth orës 13:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Vlashnje, Prizren është shkaktuar një zjarr. Menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet e zjarrfikësve. Pas intervenimit të zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar dhe shuar. Si pasojë e zjarrit, pesë vetura janë përfshirë nga zjarri dhe janë dëmtuar”, ka thënë Bytyqi.

Sipas tij, personi i dyshuar është identifikuar dhe, pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti.

“Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetime”, shtoi ai.


MË SHUME NGA Kronika