Arrestohen tre persona për armëmbajtje, manipulim provash dhe drogë
BKT
Kronika

Arrestohen tre persona për armëmbajtje, manipulim provash dhe drogë

Policia e Kosovës njofton se sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, në bashkëpunim me njësitë tjera relevante, ka realizuar një operacion policor në Prishtinë, me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale: shit-blerje të paautorizuar të substancave narkotike, mbajtje në pronësi apo posedim të paautorizuar të armëve dhe manipulim me prova.

"Operacioni është realizuar pas një pune hetimore dhe operative, përmes së cilës zyrtarët policorë kanë arritur të identifikojnë dhe zbulojnë personat e dyshuar për kryerjen e këtyre veprave penale. Pas intervistimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, dy nga personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje", njofton Policia e Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika