Të shtëna me armë gjatë ahengut në Shtime, konfiskohet pistoleta
BKT
Kronika

Të shtëna me armë gjatë ahengut në Shtime, konfiskohet pistoleta

Sh.Ç/RTKlive

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar të enjten mbrëma gjatë një ahengu familjar në rrugën “De Rada” në Shtime.

Policia njofton se rasti ka ndodhur dje, rreth orës 21:25, pas raportimit për të shtëna me armë zjarri.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar pronarin e ahengut. Sipas policisë, i dyshuari, I.H., 36-vjeçar, kishte shtënë me armë zjarri.

Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari ka dorëzuar një armë me gaz, ndërsa gjatë intervistimit ka pranuar se kishte shtënë dy deri në tri herë.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit janë iniciuar rastet për

“Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

I dyshuari është liruar dhe rasti do të hetohet në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika