Sekuestrohen 14 motoçikleta dhe një trotinet në Prizren
BKT
Kosovë

Sekuestrohen 14 motoçikleta dhe një trotinet në Prizren

G.K/RTKlive

Policia e Kosovës ka sekuestruar 14 motoçikleta dhe një trotinet në Prizren, në kuadër të planit operativ “Siguria në shkolla” dhe “Siguria në trafik”.

Sipas Policisë, më 9 shtator, gjatë kontrollimit të trafikut rrugor, janë hasur kundërvajtës të shumtë.

Lidhur me këto veprime janë shqiptuar 24 gjoba trafiku për kundërvajtësit me motoçikleta dhe trotinet.

“Gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar 14 motoçikleta dhe 1 trotinet”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të shmangin sjelljet e rrezikshme dhe të kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme në rrugë. 


MË SHUME NGA Kosovë