Ndëshkohet një drejtues kamioni për shkelje të rrezikshme në trafik
BKT
Kosovë

Ndëshkohet një drejtues kamioni për shkelje të rrezikshme në trafik

A.B/RTKLive

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë po vazhdon me aktivitete shtesë për parandalimin e aksidenteve dhe identifikimin e kundërvajtësve, me fokus në shkeljet e rrezikshme që shkaktojnë pasoja të rënda.

Në fshatin Tërpezë, Malishevë, me datën 10 shtator 2026, përmes automjetit inteligjent u identifikua një drejtues kamioni, i cili në zonën ku është i ndaluar tejkalimi, jo vetëm që nuk respektoi shenjën, por tejkaloi kolonën e tri mjeteve, duke rrezikuar sigurinë e trafikut.

"Bazuar në dispozitat ligjore në fuqi ndaj tij u shqiptua gjobë 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse ndalim i drejtimit të mjeteve motorike. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë apelon tek qytetarët që të kontribuojnë në sigurinë rrugore, duke respektuar rregullat dhe dispozitat ligjore", njofton Policia e Kosovës.


MË SHUME NGA Kosovë