09:20 / 14.09.2026
Gjendet pa shenja jete një foshnje në Prizren
Sh.G|RTKlive
Policia po heton rastin e vdekjes së një foshnjeje, e cila është raportuar të ketë ndërruar jetë mëngjesin e djeshëm në Prizren.
Sipas raportit 24-orësh, ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se foshnja ishte pa shenja jete.
“Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin e Policisë.























