Nesër shënohet 28-vjetori i Betejës së Kaçanollit
BKT
Kosovë

Nesër shënohet 28-vjetori i Betejës së Kaçanollit

K. K. / RTKlive

Nesër, më 15 shtator 2026, shënohet 28-vjetori i Betejës së Kaçanollit, ndërsa në nderim të dëshmorëve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të zhvillohen aktivitete përkujtimore.

Komuna e Podujevës, në bashkëpunim me organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, ka organizuar homazhe dhe manifestim përkujtimor për të përkujtuar të rënët e Betejës së Kaçanollit.

Sipas njoftimit, aktivitetet do të nisin në ora 11:30, me homazhe në “Kompleksin e Dëshmorëve” në Penuhë.

Ndërkaq, nga ora 13:00, në Kaçanoll do të mbahet manifestimi përkujtimor, ku do të zhvillohen edhe homazhe në nderim të dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së.


MË SHUME NGA Kosovë