Komuna e Kamenicës vazhdon investimet në Topanicë dhe Karaçevë
BKT
Kosovë

Komuna e Kamenicës vazhdon investimet në Topanicë dhe Karaçevë

Sh.G|RTKlive

Komuna e Kamenicës, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se kanë vazhduar investimet në infrastrukturë në Topanicë dhe në Karaçevën e Poshtme e të Epërme.

Në Topanicë ka vazhduar asfaltimi i tri rrugëve, ndërsa në drejtim të Karaçevës së Epërme kanë nisur punimet për rregullimin e trotuarit dhe varrezave, me vlerë të përgjithshme prej rreth 317 mijë eurosh.

Sipas komunës, këto projekte synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe hapësirave publike, si dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët.


MË SHUME NGA Kosovë