21:23 / 19.09.2026
I jepet lamtumira mësuesit Bajram Mustafa
RTK
Sot, në fshatin Elezaj të Kaçanikut, është varrosur njëri nga mësuesit e parë në vend, Bajram Smajl Mustafa, nga ky fshat.
I lindur në vitin 1934, ai ishte mësues që nga viti 1947, duke dhënë mësim në Elezaj, Ferizaj, Viti e gjetiu.
Në varrimin e tij që u bë sot morën pjesë shumë veprimtarë, si dhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.























