Arrestohet një i dyshuar për posedim të paautorizuar dhe përdorim të armës
BKT
Kronika

Arrestohet një i dyshuar për posedim të paautorizuar dhe përdorim të armës

Sh.Ç/RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprat penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Sipas Policisë, hetuesit e Stacionit Policor në Deçan, bazuar në informacione dhe pamje filmike të siguruara gjatë hetimeve, kanë identifikuar personin e dyshuar se më 17 gusht 2026 kishte shtënë me armë zjarri në ajër, në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Në koordinim me organet kompetente, policia ka kontaktuar personin e dyshuar, ndërsa gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar një pushkë dhe një karikator i së njëjtës armë.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika