Komuna e Drenasit përkujton 28-vjetorin e rënies së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit
BKT
Kosovë

Komuna e Drenasit përkujton 28-vjetorin e rënies së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

V. Th. / RTKLive

Komuna e Drenasit ka njoftuar se sot është shënuar 28-vjetori i rënies së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovcit, bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovcit, si dhe dëshmorëve të tjerë të rënë për liri.

Sipas njoftimit të komunës, në Varrezat e Dëshmorëve në Gllanasellë është zhvilluar ceremonia përkujtimore, ku janë bërë homazhe në nderim të të rënëve.

Në ceremoni, sipas Komunës së Drenasit, kanë marrë pjesë kryetari Ramiz Lladrovci, përfaqësues të institucioneve, deputetë të Kuvendit të Kosovës, kryetarë komunash, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtarë dhe personalitete të jetës publike.

Në këtë përvjetor janë përkujtuar edhe dëshmorët Behxhet Karaxha, Milaim Karaxha, Hamit Lladrovci, Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka.

Komuna e Drenasit ka vlerësuar se emrat e të rënëve vazhdojnë të jenë pjesë e kujtesës së luftës së Kosovës, duke theksuar sakrificën dhe kontributin e tyre.


MË SHUME NGA Kosovë