17:07 / 22.09.2026
Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjykate
RTKlive
Një 35-vjeçar, i kërkuar me urdhëresë të gjykatës për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, është arrestuar nga Policia në Fushë Kosovë dhe është dërguar në vuajtje të dënimit prej 2 vjet e 8 muaj burgim.
“Policia e Rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autorë të veprave penale”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas Policisë, operacioni është realizuar nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Fushë Kosovë, të cilët kanë arrestuar personin e kërkuar, Sh. I., 35 vjeç.
“Personi i arrestuar, Sh. I., mashkull, 35 vjeç, konform urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.























