Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e tij në Gjilan
BKT
Foto ilustruese / AI
Kronika

Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e tij në Gjilan

G.K/RTKlive

Një person mashkull, i lindur në vitin 1992, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në qytetin e Gjilanit, sot më 22 shtator.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar Valon Osmani, zëdhënës i Policisë Rajonale në Gjilan.

“Më datën 22.09.2026, kemi pranuar informacion se një person mashkull i vitit të lindjes 1992, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në qytetin e Gjilanit”, ka thënë Osmani.

Ai ka bërë të ditur se njësitet relevante policore, së bashku me Prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent mjekësor, kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Njësitet relevante policore së bashku me Prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent mjekësor, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës”, ka deklaruar Osmani.

Sipas tij, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, ka thënë ai.

Osmani ka bërë të ditur se hetuesit nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan, në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

“Hetues nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Osmani.


MË SHUME NGA Kronika