Ranillug dhe Gjilan, dy persona gjenden pa shenja jete
M.Sh/RTKLive
Dy persona janë gjetur pa shenja jete në raste të ndara në Ranillug dhe Gjilan, më 22 shtator.
Në Ranillug, një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Ndërkaq, në Gjilan, më 22 shtator rreth orës 14:00, një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete nga familjarët.
Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore, kanë dalë edhe prokurori dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen.
Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Policia i ka cilësuar të dyja rastet si “Hetim i vdekjes”.























