09:55 / 23.09.2026
Kaçanik: Dy persona arrestohen nën dyshimin për dhunim
M.Sh/RTKLive
Dy persona janë arrestuar në Kaçanik nën dyshimin se kanë keqpërdorur seksualisht dy gra kosovare.
Sipas Policisë, rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 23:00. Dy viktimat janë intervistuar nga prokurori, i cili më pas ka autorizuar hapjen e rastit për veprën penale “Dhunim”.
Të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar nga Policia. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje.























