Dy persona kapen me dru të vjedhura në Selac të Mitrovicës
E.Hoti/RTKlive
Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për veprën penale “Vjedhje e pyllit”, pasi janë hasur duke transportuar drunj në fshatin Selac të Mitrovicës.
Rasti është raportuar më 28 shtator, rreth orës 00:35, pasi Policia në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë kishte pranuar informatë se disa persona po vidhnin drunj në pyll.
Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur dy të dyshuarit me një kamion të ngarkuar me drunj." Të dy janë shoqëruar në stacionin policor, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Agjencia e Pylltarisë", thuhet në njoftimin e policisë.
Drunjtë e dyshuar si të vjedhur janë konfiskuar nga zyrtarët e Agjencisë së Pylltarisë dhe janë dërguar në objektet përkatëse.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “Vjedhje e pyllit”.























