Lëndohet një zjarrfikës gjatë intervenimit në zjarrin e djeshëm
BKT
Kronika

Lëndohet një zjarrfikës gjatë intervenimit në zjarrin e djeshëm

G.K/RTKlive

Një zyrtar zjarrfikës ka pësuar lëndime në dorë gjatë intervenimit në zjarrin që kaploi dje një objekt në magjistralen Prishtinë–Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës në raportin 24-orësh, zjarri është raportuar më 2 tetor, rreth orës 17:20, në rrugën “Lidhja e Pejës”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse. Zjarri është arritur të lokalizohet, ndërsa dëmet janë shumë të mëdha. Një zyrtar zjarrfikës ka pësuar lëndime në dorë gjatë intervenimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.


MË SHUME NGA Kronika