Biblioteka Kombëtare e Kosovës shënon 82-vjetorin e themelimit
BKT
Kulturë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës shënon 82-vjetorin e themelimit

RTKLive

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” shënoi 82-vjetorin e themelimit, me një ceremoni ku u prezantuan puna, të arriturat dhe zhvillimi i këtij institucioni ndër vite.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi-Krasniqi, e cila vlerësoi rolin e Bibliotekës në ruajtjen e kujtesës intelektuale e kulturore të vendit dhe rëndësinë e mbështetjes institucionale për zhvillimin e saj.

Gjatë ceremonisë u prezantuan të arriturat e vitit 2026, përfshirë zgjerimin e veprimtarisë kulturore, fuqizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimin e digjitalizimit. Një ndër zhvillimet e rëndësishme është edhe digjitalizimi i rreth katër milionë faqeve të gazetave, librave, revistave dhe materialeve të tjera.

U prezantua gjithashtu vepra “Bibliografia e librit shqip 1912–1974”, një kontribut i rëndësishëm në dokumentimin e historisë së librit dhe zhvillimit intelektual e kulturor shqiptar.

"Urime 82-vjetori Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe të gjithë atyre që kontribuojnë në ruajtjen dhe pasurimin e trashëgimisë sonë të shkruar!", njofton MKT.


MË SHUME NGA Kulturë