10:43 / 16.04.2019
Fëmijët gjejnë një granatë dore në Hajvali
Policia raporton se disa fëmijë derisa ishin duke lozur kanë gjetur një mjet të dyshimtë që më vonë ka dal se është granatë dore.
Policia ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty kanë dalë njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së që e kanë tërhequr mjetin në mënyrë të sigurt.























