Kolaudim makinash kundrejt ryshfetit në Laç, 3 në pranga, 2 në kërkim
Policia e Lezhës ka zbuluar në Laç një pikë kolaudimi ku kaloheshin makina jashtë standardeve teknike kundrejt ryshfetit.
Rasti është referuar në prokurori që në 2018, ndërsa sot janë ekzekutuar urdhrat e masave të sigurisë në ngarkim të shtetasve:
- S.K. vjeç 22, banues në Mamurras, me masë sigurimi "Arrest me burg" për veprat penale " Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike"
- M.K. vjeç 50, banues në Mamurras, me masë sigurimi "Arrest në shtëpi" për veprën penale " Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike"
- I.D. vjeç 49, banues në Lezhë, me masë sigurimi "Arrest në shtëpi" për veprën penale" Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike"
Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim:
- D.A. vjeç 47, banues në Laç, me masë sigurimi "Arrest me burg" për veprën penale" Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike"
-Gj.A. vjeç 33, banues në Lezhë,me detyrë Inspektor i Kontrollit Teknik tek SGS Laç, me masë sigurimi "Arrest me burg" për veprën penale "Shpërdorim detyre"
Masat e sigurisë janë dhënë nga Gjykata e Shkallës Parë Kurbin ditën e djeshme, 16.04.2019.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet jashtë standardeve teknike, i kaluar në kolaudim pa probleme dyshuar kundrejt ryshfetit./oranews/























