Qëllonin me armë zjarri në ajër, pranga dy të rinjve në Durrës
BKT
Kronika

Qëllonin me armë zjarri në ajër, pranga dy të rinjve në Durrës

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit për të shtëna me armë zjarri.

Të arrestuarit janë shtetasit L.B. 21 vjeç, K.P.19 vjeç, ndërkohë u procedua penalisht edhe i mituri A.K. 17 vjeç. 

Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve se ishin duke qëlluar me armë zjarri në ajër në ‘Portoromano’, transmeton oranews.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës për veprën penale "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".


MË SHUME NGA Kronika