Tentoi të përdhunonte 13-vjeçaren, durrsakët rrahin keq 50-vjeçarin kanadez
BKT
Kronika

Tentoi të përdhunonte 13-vjeçaren, durrsakët rrahin keq 50-vjeçarin kanadez

Policia ka prerë fletën e arrestit për 50 vjeçarin kanadez, i cili tentoi të përdhunonte një turiste të mitur mesditën e djeshme në plazhin e Durrësit.

Sipas policisë, Robert Hedorson u arrestua me akuzën 'tentative përdhunimi' të një shtetaseje hungareze e moshës 13 vjeçe.

Fatmirësisht, 50 vjeçari nuk arriti të përmbushte qëllimin e tij, pasi u pikas nga banoret e zonës, që reaguan në mënyre të menjëhershme. Ata shpëtuan të miturën dhe rrahën barbarisht 50-vjeçarin.

Robert Hedorson qëndroi rreth 12 orë në urgjencën e spitalit të Durrësit ku mori ndihmë mjekësore, pasi kishte hematoma në pjesë të ndryshme të trupit dhe në fytyre.

Dëshmia kanadezit - Mësohet se 50-vjeçari ka pohuar se kishte disa ditë qe ndodhej ne Shqipëri me pushime. Por mohoi se tentoi të përdhunonte të miturën hungareze, e cila gjithashtu kishte ardhur me pushime me prindërit e saj në Durrës.

Në dëshminë e tij, Hedorson tha se veprimi i tij është keqkuptuar pasi vajza i kishte treguar ku ndodhej një market që po kërkonte dhe me mirësjellje e ka falënderuar vajzën duke e përqafuar.

"Nuk është aspak e vërtete qe tentova ta përdhunoj një vajzë të mitur. Absolutisht nuk kisha këtë qëllim. Thjesht e përqafova në shenjë falënderimi”, deklaroi 50-vjeçari.

Dëshmia e 13 vjeçares - Ndërsa vajza ka një version tjetër. Ajo ka pohuar ndër të tjera se në momentin që kishin mbërritur pranë këtij pallati (që është edhe zonë disi e fshehur), 50-vjeçari i ka kërkuar ta shoqëronte deri tek apartamenti.

Në momentin që ajo refuzoi të ngjitej në apartament, ai e kapi për dore dhe tentoi ta marrë me forcë në hyrjen e pallatit. Në atë moment, vajza ka bërtitur duke kërkuar ndihmë. Për fatin e saj të mirë, aty pranë ndodheshin disa banorë të zonës të cilët janë afruar me shpejtësi./oranews/


MË SHUME NGA Kronika