14:02 / 22.04.2019
Dhuna në familje, burri në burg - gruaja në strehimore
Një person është arrestuar në Istog, pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Rasti ka ndodhur dje në ora 13.00, ka bërë të ditur sot Policia e Kosovës.
Personi i lënduar ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në strehimore ne Pejë, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.























