11:03 / 23.04.2019
Vushtrri: Sulmohen fizikisht dy persona
Një person është arrestuar pasi që ka sulmuar fizikisht dy persona të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 01:50 në rrugën “Bahri Kuqi”, Vushtrri.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.























