Një femër në Prizren tenton të vetëvritet me preparate kimike
BKT
Kronika

Një femër në Prizren tenton të vetëvritet me preparate kimike

Një femër në Prizren ka tentuar ta vetëvritet duke pirë preparate kimike, njofton Policia e Kosovës në raportin ditor.

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore dhe e njëjta është jashtë rrezikut për jetë.

Motivi i incidentit është kanosja që i është bërë viktimës nga ana e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar ku ky i fundit kishte hapur adresa të rreme në rrjetet sociale në emër të viktimës. Nuk raportohet për të arrestuar.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren.


MË SHUME NGA Kronika