Aksident në Bulqizë, minatori humb jetën në galeri, një tjetër lëndohet
BKT
Kronika

Aksident në Bulqizë, minatori humb jetën në galeri, një tjetër lëndohet

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur në minierën e Bulqizës.

Viktima është F.S 50 vjeç, ndërsa i lënduar ka mbetur L.R.

Burimet paraprake bëjnë të ditur se në një galeri kromi në minierën e fshatit Ternove, një minator ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar.

Mendohet se shkak i vdekjes së minatorit kanë qenë lëndët  helmuese pas plasjes se dinamitit ne frontin e punës.

Po punohet për zbardhjen e ngjarjes./oranews/


MË SHUME NGA Kronika