Ferizaj, arrestohet pasi inskenon një rast të grabitjes
BKT
Kronika

Ferizaj, arrestohet pasi inskenon një rast të grabitjes

Hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale në Policinë e Ferizajt kanë arrestuar sot të dyshuarin V.F.

Sipas Policisë ky person kishte inskenuar një rast të grabitjes.

“I dyshuari V.F. me 19.4.2019,kishte paraqitur në polici rastin e grabitjes në fshatin Gërlicë duke deklaruar se nga dy persona të panjohur dhe të maskuar nën kërcënim të armëve të ftohta-thika,kanë ndalur automjetin e tij dhe i kanë marrë 50 euro dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”.

“Hetimet e mëtejme kanë rezultuar me deklarimin në prani të avokatit mbrojtës si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit nga vet ai me qëllim se raportimi i këtij rasti do ti ndihmonte për kërkim të azilit jashtë vendit”.

Me vendim të prokurorit të shtetit,i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika