Gjakovë, një person dënohet me burg dhe gjobë për marrje ryshfeti
Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me burg të akuzuarin I.H., për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
Sipas kësaj Gjykate i akuzuari I.H. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burg në kohëzgjatje prej tetë muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej 1 mijë euro.
“I akuzuari është obliguar që të paguaj shpenzimet procedurale si dhe shumën prej pesëdhjete (50) euro, në emër të kompensimit të viktimave të krimit”.
“Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të zhvilluar kundër të akuzuarit I.H., gjykata ka ardhur në përfundim se në bazë të gjendjes së vërtetuar faktike, i akuzuari, në cilësinë e personit zyrtar (drejtor shkolle) ka kërkuar ryshfet në shumën prej njëmijë e pesëqind (1500) euro nga G.K., menaxher në restorant “B…-.” në Malishevë për të organizuar mbrëmjen e maturës të vitit 2018”, thuhet në komunikatën e kësaj Gjykate.























