Vdes 25-vjeçari në Vlorë, u hodh nga kati i nëntë i pallatit
BKT
Kronika

Vdes 25-vjeçari në Vlorë, u hodh nga kati i nëntë i pallatit

Një 25-vjeçar në Vlorë, mbrëmë gjeti vdekjen teksa u hodh nga kati i nëntë i një pallati.

Viktima i identifikuar si shtetasi me iniciale M.G u hodh nga ballkoni i katit të nëntë dhe ra në katin e dytë.

Ngjarja ndodhi në lagjen "Pavarësia" të Vlorës.

"Më datë 25.04.2019, në orën 19:30, në lagjen "Pavarësia 3" Vlorë, dyshohet se në kushtet e depresionit është vetë hedhur nga ballkoni i banesës së tij (kati i 9-të) shtetasi M.G., rreth 25 vjeç, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme" njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./oranews/


MË SHUME NGA Kronika