12:50 / 26.04.2019
Digjet një makinë në Kumanovë
Një makinë udhëtarësh është djegur mbrëmë në rrugën “Revolucioni popullor” në Kumanov.
Zjarri ka shpërthyer në orën 23:30, ndërsa Njësiti i zjarrfikësve ka intervenuar me 4 zjarrfikës dhe një makinë. Zjarri është shuar më mesnatë.
Siç njoftojnë nga MPB, hetime në vendin e ngjarjes ka kryer policia dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve që çuan në djegien e makinës.























