Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit B.J
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.Jpër shkak të veprave penale Kanosja nga neni 181 par. 4 lidhur me par.1, Dhuna në familje nga neni 248 par. 3 lidhur me par.1 dhe Mbajtja në Pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. 1 të KPRK-së.
Të pandehurit B.J iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit B.J duke u bazuar në nenin 187 par.1 nënpar.1.1, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
Pala të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.























