Tentim grabitje në Gjakovë
BKT
Kronika

Tentim grabitje në Gjakovë

Një rast tentim grabitje ka ndodhur sot në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Muslim Mulliqi”, saktësisht në filialen “RIA”, Institucion Financiar për pagesa dhe transfere parash.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar, Lirie Beqiraj, zëdhënese e Policisë për rajonin e Gjakovës.

Meqenëse ky filial gjendet pranë Qendrës Komunale të Regjistrimit Civil, qytetarët e kanë vërejtur një mashkull rreth 30 vjeç dhe e kanë njoftuar menjëherë policinë.

Patrullat policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin gjitha hapat për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar në këtë rast.


MË SHUME NGA Kronika