16:33 / 27.04.2019
Gjendet i vdekur në shtëpizën e vet në Kliqan
Një person i moshës 35 vjeçare, me inicialet N.Z, është gjetur i vdekur në fshatin Kliqan të Istogut.
Sipas Policisë, ai është gjetur në një shtëpizë të drurit.
“Menjëherë njësitet relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes, së bashku me prokurorin e shtetit për të bërë këqyrjen e vendit ku ka ndodhur rasti. Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima N.Z. i lindur 1984, është pa shenja jete. Hetuesit Rajonal DRP-Pejë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke zhvilluar hetime intensive për të mësuar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti i cili është cilësuar si (Hetim i vdekjes)”, thuhet në komunikatën e policisë.
Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion























