Arrestohen tre persona, rrahën familjarin e tyre
BKT
Kronika

Arrestohen tre persona, rrahën familjarin e tyre

Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, pasi kishin rrahur me mjete të forta familjarin e tyre.

Tre të dyshuar janë arrestuar, pasi pas një mosmarrëveshje kanë rrahur dhe goditë me mjete të forta familjarin e tyre, i cili ende nuk është takuar nga policia dhe nuk dihet vendndodhja e tij, përcjell lajmi.net.

Nga njëri prej të dyshuarve janë konfiskuar dy sëpata të cilat dyshohet se i shin përdorë në rast  dhe një veturë.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar  të cilët  pas një mosmarrëveshje kanë rrahur dhe goditë me mjete të forta familjarin e tyre viktimën mashkull K/Shqiptar i cili ende nuk është takuar nga policia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.  Nga njëri prej të dyshuarve janë konfiskuar dy sëpata të cilat dyshohet se i shin përdorë në rast  dhe një veturë. Tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njësitet  policore janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftim. 


MË SHUME NGA Kronika