Përplasja me armë zjarri në Laç, humbën jetën dy kushërinj
BKT
Kronika

Përplasja me armë zjarri në Laç, humbën jetën dy kushërinj

Një konflikt mes dy grupeve të rinjsh në qytetin e Laçit ka shkuar deri edhe në përdorimin e armëve, teksa për pasojë kanë mbetur të vdekur shtetasit Mikel Jushi, 35 vjeç, dhe Jani Jushi, 30 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin.

Për shkak të plagëve të marra, ata kanë ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:15, në lagjen nr. 1 në Laç, në afërsi të një lokali.

Menjëherë sapo është marrë njoftimi, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Rendit dhe të Policisë Kriminale, që kanë nisur punën për të mësuar rrethanat e ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre përballë drejtësisë.

Policia ngriti disa pika kontrolli, ndërkohë që u shoqëruan disa persona, të cilët mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes, percjell tch.

 


MË SHUME NGA Kronika