11:19 / 29.04.2019
Arrestohet i arratisuri nga burgu
Policia raporton se ka arrestuar një person pasi i njëjti ishte arratisur nga Qendra Korrektuese në Lipjan.
Sipas Policisë i dyshuari derisa ishte duke vuajtur dënimin për vepra të ndryshme penale, kishte arritur të arratiset. I njëjti është rikthyer në Qendrën Korrektuese në Lipjan.























