10:19 / 02.05.2019
Rrah gruan, arrestohet i dyshuari
Policia në Istog ka arrestuar një të dyshuar pas që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetase e huaj.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa viktima dhe fëmijët e saj dërgohen në shtëpi të sigurt.























