12:35 / 02.05.2019
Plumbi qorr ia godet murin e shtëpisë
Në fshatin Novosellë të Vitisë, një person ka raportuar se një plumb qorr ka goditur murin e shtëpisë së tij.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se nga drejtimi i panjohur, një plumb bredharak ka goditur në murin e shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një predhë”, thuhet në raportin e PK-së.
Nuk raportohet për të lënduar.























