10:52 / 03.05.2019
Në kërkim për plagosje, arrestohet 33-vjeçari në Elbasan
Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje është arrestuar nga policia.
Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale S.B.
"Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje", thotë policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme./oranews/























