11:21 / 03.05.2019
Aksident në Peqin, 1 i vdekur dhe 2 të lënduar nga përplasja e makinave
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Peqin-Elbasan. Ngjarja u shënua gjatë orëve të mesditës ku dy automjete janë përplasur në kryqëzimin e Gjocajt dhe për pasojë ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë.
Identiteti i viktimës nuk dihet ende, ndërsa dy të lënduarit janë identifikuar si I.H. dhe G.B. nga Korça.
Ata janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Peqinit ku po marrin trajtim mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.























