12:08 / 03.05.2019
Shkatërrohet një platformë trafiku droge në Darknet
Tre persona, të dyshuar për menaxhimin e tregut të dytë më të madh në botë, Darknet, ku shitej drogë, të dhëna dhe dokumente të falsifikuara, u arrestuan në Gjermani, njoftoi sot prokuroria e përgjithshme e Hesses.
Tre persona të moshave nga 22 deri në 31 vjeç u arrestuan në fund të muajit prill në perëndim të Gjermanisë. Ata dyshohen se administronin “Wall street Market”, një platformë ku mund të blihen të gjitha llojet e drogave, kokainë, kanabis, dokumente të falsifikuara, të dhëna personale apo viruse kompjuterike.























