Arrestohet dhe i konfiskohet pushka pasi ka shtënë
BKT
Kronika

Arrestohet dhe i konfiskohet pushka pasi ka shtënë

Policia raporton se dje në Vushtrri ka arrestuar një të dyshuar, pasi ka shtënë me armë zjarri.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale ka shtënë me armë zjarri në ajër në një distancë larg nga tre viktimat meshkuj K/Shqiptar”.

“Nuk raportohet për të lënduar ndërsa nga i njëjti është konfiskuar një pushkë gjuetie me një gëzhojë”,thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.


MË SHUME NGA Kronika