10:49 / 13.05.2019
Malishevë: Rrahje mes dy familjeve – një i lënduar e dy të arrestuar
Një rrahje masive ka ndodhur mes dy familjeve në Malishevë ditën e djeshme.
Pesë meshkuj janë përfshirë në rrahje që ka ndodhur për shkak të një kontesti familjarë.
Një person i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Ndërsa dy prej të dyshuarve janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.























