55-vjeçari bie në lumin e Bistricës, ishte në shoqërinë e të birit
BKT
Kronika

55-vjeçari bie në lumin e Bistricës, ishte në shoqërinë e të birit

Një 55-vjeçar është mbytur në lumin e Bistricës pasditen e së dielës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur  rreth orës 17:40. Shtetasi me iniciale A.Sh, banues në Çukë, dyshohet se duke kaluar nga fshati Çukë për në fshatin Berdenesh ka rënë në lumin e Bistricës.

Siç bën me dije policia, 55-vjeçari ka qenë nën shoqërinë e djalit të tij 15-vjeçar në momentin e ngjarjes. Ky i fundit ka deklaruar se babai i tij ka qenë gjithashtu nën efektin e pijeve alkoolike.

Policia ka nisur kërkimet prej ditës së djeshme por akoma nuk është gjetur trupi i 55 vjeçarit.

Po punohet për gjetjen e tij./oranews/


MË SHUME NGA Kronika