11:19 / 15.05.2019
Rrah prindërit, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij.
Me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur rreth 10 ditë më parë, njofton sot Policia.























