11:11 / 21.05.2019
Rrahje në Trepçë, punëtori sulmon mbikëqyrësin
Policia njofton se në Trepçë ka arrestuar një person pasi që dyshohet se gjatë orarit të punës e ka sulmuar mbikëqyrësin e tij.
Ngjarja ka ndodhur dje në mëngjes, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.























