Ndërron jetë njëri nga të aksidentuarit në autostradën ‘Arbën Xhaferi’
BKT
Kronika

Ndërron jetë njëri nga të aksidentuarit në autostradën ‘Arbën Xhaferi’

Ka ndërruar jetë njëri nga tre personat e aksidentuar në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, aksident ky që kishte ndodhur më 17 maj, njofton Policia.

Aksidenti  kishte ndodhur në mes dy veturave dhe një kamionete me targa vendore.

“Përveç  dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe tre persona tjerë meshkuj K/Shqiptarë. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, mirëpo pas pak njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thekson Policia e Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika